Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtore

15:59 | 27 Nëntor 2024
D.H

Prishtina e Re ka fituar edhe sfidën e fundit ndaj Vjosës që përmbyll fazën vjeshtore me rezultat 3-2.

Kryeqytetasit golin e parë e realizuan në minutën e 18-të, me realizator Fatih Ismaili, shkruan Arbresh.info.

Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Baholli shënoi edhe golin e dytë në ndeshje.

Ndërsa, Samir Sadriu në minutën e 66-të shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Prishtina e Re e mbyll kampionatin me 35 pikë, pesë më shumë se Vushtrria që është e dyta.

Pas kësaj fitore, kryeqytetasit u shpallën kampion vjeshtor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme