Prishtina sot zyrtarisht para futbollistëve u prezantua shefi i ri i shtabit teknik, Arsim Thaqin, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Skuadra po vazhdon të mbaj si seancat stërvitore po ashtu edhe t’i zhvilloj ndeshjet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Pas prezantimit të Thaqit i cili me ndihmësit, Mentor Miftari e Ahmet Beselica, ka vazhduar normalisht seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme të javës së XXII me Ferizajn e cila nis nga ora 15.00.
“Unë tani jam vetëm në një stërvitje dhe krejt çfarë mund të presim është me reagu në motiv futbollistët. Dhe normalisht, sa herë ndërrohen trajnerët lojtarët reflektojnë. Por, sa do të zgjas, kjo për mua është me rëndësi, pra sa do të zgjas dhe jo të fitojmë një ndeshje. Dhe për mua është me rëndësi të zgjas 11 ndeshje dhe jo vetëm një ndeshje. Një ndeshje mund ta fitojnë edhe lojtarët pa trajner. Por, çfarë të bëjmë në ndeshjet tjera. Pra, për mua është më rëndësi të reflektojnë futbollistët në 11 ndeshje”, tha Thaqi.
“Ne s’kemi çfarë tjetër, t’i motivojmë futbollistët që t’i rikthehen rezultateve pozitive edhe pse realisht nuk kemi aq rezultate negative, përveç që jemi larguar nga vendi i parë. Përveç aspektit taktik dhe përgatitjes psikologjike duhet parë se si do të reagojmë”, shtoi ai.
Thaqi zëvendësoi gjermanin Lutz Lindemann.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...