Prishtina e mundur Ballkanin falë një autogoli të ish-mbrojtësit të vet Armend Thaqi të dielën, duke e ndezur edhe më shumë garën trifrontëshe për titull në Superligë këtë sezon.
Thaqi, i cili u rrit në mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë duke luajtur për Prishtinën para se t’i bashkohej Ballkanit në verën e kaluar, shënoi në portën e vet në pjesën e parë në Suharekë, duke e vendosur fatin e derbit të javës së 27-të në dëm të skuadrës së vet.
Prishtina po vinte nga një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, prandaj fitorja kundër rivalit të drejtpërdrejt për titull ishte mbase treni i fundit për të mbetur në garë.
Falë këtyre tri pikëve, Prishtina i afrohet Ballkanit në vetëm një pikë, dhe vijon të mbetet katër pikë prapa lideres Drita.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të javës së 27-të të luajtur sot, Feronikeli e shkatërroi Llapin duke e mundur 4:0 në Drenas.
Nikli tani ngrihet në pozitën e pestë me 34 pikë nga 27 ndeshje, një më shumë se Llapi një pozitë më poshtë dhe shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga. /Gazeta Express/
Tensionohet situata në Big Brother, Xheneta tenton me dhunë ...
Kaos në shtëpi, banorët ndjekin Gjestin kur u mori cigaret
Zjarri masiv në Pogradec – Dy banesa do të rindërtohen...
Fisnik Asllani shënon në fitoren e Elverbergut
Vazhdojnë kolonat e gjata, mbi dy orë pritje te Dheu i Bardh...
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sekt...