Google ADS

Prishtina e Malisheva e nisin me fitore sezonin e ri

19:13 | 12 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të Superligës së Kosovës për sezonin 2023/24.

Prishtina dhe Malisheva kanë siguruar nga tri pikë, pasi fituan ndeshjet përkatëse, shkruan Arbresh.info.

Prishtina mposhti skuadrën e sapo promovuar, Feronikeli 74 me rezultat 3:1.

Egzon Sinani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 34, me golin e vetëm të shënuar në këtë pjesë.

Derisa goli i parë i pjesës së dytë erdhi nga Hasan Hyseni që shënoi për 2:0, golin e tretë të Prishtinës e gjeti Jalen Blesa.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Fiton Hajdari.

Malisheva ka shënuar fitore në udhëtim te Dukagjini me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në përballjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë për skuadrën e Malishevës, e shënoi Arlind Veliu./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme