Sigal Prishtina ka marr epërsinë e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Bashkimit me rezultat 81-65.
Me një lojë të fortë në mbrojtje dhe sulm më efikas, ‘Plisat’ me meritë triumfuan në takimin e tretë, transmeton telegrafi.
Bardhekaltërit gjatë gjithë ndeshjes kishin epërsinë, e cila më e larta u arrit në fund të çerekut të tretë në 11 pikë.
Çereku i parë i takoi vendasve teksa e mbyllën me gjashtë pikë epërsi, gjegjësisht me rezultat 19-13.
Mysafirët shtrënguan radhët e veta, por vendasit e përmbyllën pjesën e parë në dobi të veten me rezultat 36-32.
Edhe në pjesën e dytë më të mirë në parket ishin vendasit që treguan se nivel të lartë të paraqitjes.
Periudha e tretë pati dy pasqyra, ku kampionët aktual vazhduan serinë e shënimeve ndërsa mysafirët nuk mundën të gjenin edhe aq lehtë rrugën e koshit, ku 30 minutshi i tretë përfundoi me rezultat 56-45.
Në dhjetë minutshin e fundit, “Plisave” iu mbeti të menaxhonin lojën dhe këtë ia arritën, ku në fund rezultati në semafor tregonte rezultatin 81-65.
Basketbollisti më efikas te Prishtina ishte Jabarie Hinds me 15 pikë ndërsa te “Arpagjik’t” ishte Kayel Locke me 20 sosh.
Kujtojmë se ndeshja e katërt do të zhvillohet në Prizren në ora 19:00 gjersa ekipi që siguron tre fitore shpallet kampion.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...