Ka ardhur dita për ndeshjen më të pritur të vitit mes Prishtinës dhe Dritës.
Dy skuadrat e mëdha kosovare do ta diskutojnë titullin e kampionit sot (e diel), në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.
Prishtinës ia fiton titullin vetëm fitorja me dy e më shumë gola epërsi.
Ndërkohë Dritës i mjafton një humbje minimale apo rezultatet pozitive si barazimi dhe fitorja për tu shpallur kampione, shkruan Telegrafi.
Trajnerët e dy skuadrave, Mirel Josa i Prishtinës dhe Bekim Isufi i Dritës kanë përgatitur skuadrën për këtë sfidë tejet të rëndësishme.
Të dyja skuadrat pritet të startojnë me formacione sulmuese me modulin 4-3-3.
Formacionet e mundshme:
Formacioni i mundshëm i Prishtinës: Bekaj, Osmani, Dallku /c/, Bashiru, Jamal, Taipi, Curri, Bozovic, Fetahaj, Mankenda, Januzi.
Formacioni i mundshëm i Dritës: Rexhepi, Kuka, Gërbeshi, Limani /c/, Leci, Musaj, B.Shabani, Neziraj, Krasniqi, Xh.Shabani, Rexha.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...