Prishtina, Drita, Ferizaj dhe Vëllaznimi në çerekfinale

16:06 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 të finales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Prishtina shënuar fitore në Prizren në duel me skuadrën e Lirisë, me rezultat 0:4. Golat për Prishtinën i shënuan Meriton Korenica, Ergyn Ahmeti dhe Basid Khalid (dy herë).

Tutje u kualifikuar edhe Ferizaj që arriti të mposhtë Fushë Kosovën, me rezultat 2:1. Golat për Ferizajn i shënuan Mirsad Idrizi dhe Qëndrim Dautaj, derisa golin e vetëm Fushë Kosovën e shënoi Adonis Breznica.

Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore kundër Minatorit, me rezultat 5:3. Ndeshja e vetme e cila nuk pati fitues në 90 minutat e rregullt dhe pas vazhdimeve ishte ajo mes dy skuadrave të Ligës së Parë, Besës dhe Vëllaznimit, e ku në penallti fitoi Vëllaznimi, me rezultat 3:2.

Nesër do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera, ku do të përballen: Kika – Istogu, Dukagjini – Feronikeli, Ballkani – Gjilani dhe Trepça 89 – Flamurtari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme