Google ADS

Prishtina dominuese në Kupën e Kosovës, këta janë fituesit nga viti 1991/92

14:43 | 14 Shkurt 2020
A. B.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka organizuar edhe këtë edicion ‘Final 8’ në kuadër të Kupës së Kosovës.

Peja dhe Ylli është finalja e madhe në kuadër të Kupës së Kosovës, përderisa eliminuan Rahovecin respektivisht Bashkimin në gjysmëfinale.

Kjo finale do të zhvillohet në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec, derisa pritet një numër i madh i tifozëve.

Prishtina ka dominuar në Kupën e Kosovës që nga viti 1991/92 ku ka fituar gjithsej 14 herë këtë trofe.

Më poshtë keni të gjitha skuadrat fituese të Kupës nga edicioni 1991/92. /Telegrafi/

Fituesit e Kupës:

1991/92 Vëllaznimi

1992/93 Trepça

1993/94 Peja

1994/95 Peja

1995/96 Vëllaznimi

1996/97 Peja

1997/98 – garat janë ndërprerë

1999/2000 Trepça

2000/01 Bashkimi

2001/02 Prishtina

2002/03 MEB Prishtina

2003/04 Trepça

2004/05 Sigal Prishtina

2005/06 Sigal Prishtina

2006/07 Sigal Prishtina

2007/08 Sigal Prishtina

2008/09 Sigal Prishtina

2009/10 Sigal Prishtina

2010/11 Peja

2011/12 Trepça

2012/13 Sigal Prishtina

2013/14 Sigal Prishtina

2014/15 Peja

2015/16 Sigal Prishtina

2016/17 Sigal Prishtina

2017/18 Sigal Prishtina

2018/19 Z Mobile Prishtina

2019/20 ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme