Prishtina di të flasë vetëm me gjuhën e fitores, Bore ishte viktima e radhës

20:56 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Nuk kanë të ndalur fitoret për Prishtinën. Skuadra kryeqytetase ka fituar me rezultat 128-52 kundër Boresë.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nikoqirët e nisën fuqishëm çerekun e parë të lojës (35:13).

Në dhjetëminutëshin e dytë, kryeqytetasit ishin akoma më të fortë duke i shënuar 39 pikë, ndërsa pranoi vetëm tetë sosh.

Edhe pas kthimit nga pushimi, vendasit nuk lëshonin pe dhe vazhdonin ta dominojnë sfidën (24:8).

Pas triumfit edhe në çerekun e fundit (30:23), bardhekaltrit e fituan takimin me 76 pikë epërsi.

Prishtina vazhdon kryesimin në Superligën e Kosovës në basketboll me 24 fitore të regjistruara në po aq ndeshje të zhvilluara.

Borea është e fundit në tabelë me vetëm tri fitore të arritura, teksa ka humbur në 21 ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme