Prishtina dhe Ulpiana dy klubet tjera të paisura me sistemin “GPS”

14:55 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Prishtina dhe Ulpiana janë dy klubet tjera të Superligës së Kosovës që gjatë së enjtes janë paisur me pakot e katapultave “GPS” në kuadër të fazës së projektit të digjitalizimit të klubeve.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të Këshillit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti e kanë vizituar klubin bardhekaltër në fushën stërvitore në Bërnice dhe Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Me këtë rast edhe është bërë shpërndarja e sistemit më të ri të implementuar në futbollit vendor.

Ky sistem fillimisht u shpërnda te skuadra e Malishevës dhe Ballkanit, pastaj gjatë ditës së djeshme është bërë shpërndarja edhe te skuadrat KF Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme