Kampioni dhe nënkampioni në fuqi do të takohen gjatë fundjavës në Prishtinë.
Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli është dueli me të cilin nis xhiroja e XVIII në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndërkaq po të shtunën në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Z Mobile Prishtinës dhe Bashkimit që do të luhet duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Të dielën do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, ajo në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Rahovecit me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Minatori”.
Lipjani është nikoqir i AFK Borea-s, takim ky që luhet duke filluar nga ora 19:00.
Pas 17 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelare me 34 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci që kanë tubuar secila nga 28 pikë.
Ponte Prizreni që është në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe Bashkimi që ndodhen në pozitën e pestë, respektivisht të gjashtë.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...