Prishtina barazon në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazaikstani, Atyrau, me rezultat 2:2.
Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit “Titanic” ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet.
Prishtina kaloi e para në epërsi me ç’rast në minutën e 30, Endrit Krasniqi e shërbeu në të majtë Mendurim Hotin, i cili gjuan bukur drejt portës, teksa në tentim për ta larguar topin, një nga futbollistët kazak e dërgon në portë për 1:0,përcjell arbresh.info.
Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35).
Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime.
Sërish Endrit Krasniqi asisoi, kësaj radhe për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1.
Kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2.
Deri në fund të ndeshjes u regjistruan edhe disa raste për shënim, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura deri në fund.
Kjo është miqësorja e dytë e Prishtinës në Antalia, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Chernomorest Odesa (4:0).
Takimi i radhës kontrollues luhet më 27 janar (e enjte) ndaj ekipit polak Gornik.
Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq në bregdetin turk po qëndron tash e nëntë ditë.
?? ?????????: Nika, Mankenda, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Karabeci, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu, John. Trajner: Abdulah Ibrakoviq.
? ?????????? ????: Zeka, Shabani, Cenaj, Tolaj dhe Mone.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...