Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18-të dhe të fundit për sivjet në Superligën e futbollit
Superliga e futbollit e sjell këtë fundjavë xhiron e fundit të fazës së dytë të sezonit 2020/2021.
Dhe, pjesa vjeshtore e kampionatit do të mbyllet me një derbi.
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kryeqytet në ndeshjen kryesore të xhiros së 18-të të ligës elitare kosovare.
Bardhekaltrit vijnë pas një forme të mirë dhe serie pozitive të rezultateve.
Andaj, ata do të mundohen t’i mbajnë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën.
Nga ana tjetër, therandasit nuk kanë vend për gabime pasi mund të ngelen prapa liderit Drita.
Kampioni aktual i Kosovës nga ana e tij pret fitore në shtëpi kundër Arbërisë për të dimëruar në krye.
Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai në mes të Llapit dhe Feronikelit.
Të dyja skuadrat do t’i kërkojnë tri pikët, për t’u ngritur sa më lartë në tabelë.
Fitoren në shtëpi e kërkon edhe Trepça ’89, e cila e pret Drenicën këtë fundjavë.
Ndërkaq, Gjilani do ta kërkojë këndelljen në vizitën që do t’ia bëjë Besës. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...