Google ADS

Prishtina ankohet që nuk po i mundësohet t’i luajë ndeshjet në “Fadil Vokrri”

07:04 | 9 Gusht 2023
E.H

Vendimi i Federatës të Futbollit të Kosovës për moslejimin e FC Prishtinës të luajtjes së ndeshjeve në ‘’Fadil Vokrri’’ , ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë ngjarje.

Drejtori gjeneral i FC Prishtinës Artan Osmani e ka konfirmuar për Klan Kosovën.

Ai ka shtuar se kanë bërë kërkesë drejt FFK-së që ndeshjet të zhvillohen në kampin nacional në Hajvali dhe se janë duke pritur përgjigje.

Në anën tjetër Osmani është ankuar se si klubit të Ballkanit po i mundësohet që të luajë ndeshje në “Fadil Vokrri”, që sipas tij nuk duhet të ndodhë.

Kujtojmë, Ballkani të enjten luan ndeshjen e parë ndaj Lincolm Red Imps, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, Prishtina luan takimin e parë në Superligën e Kosovës këtë të shtune.

Të ngjashme