Google ADS

Prishtina 01 mëson kundërshtarët për Main Raund të Champions League në futsall

13:43 | 29 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kampioni i Kosovës dhe fitues i Kupës së Kosovës në futsall, Prishtina 01 ka mësuar tashmë kundërshtarët e tij për fazën Main Raund të Ligës së Kampionëve në futsall.

Prishtina 01 është kualifikuar në “Main Round” në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24, lë gjurmë në futsallin evropian, pasi kaloi me sukses në raundin preliminar.


Kampioni i Kosovës shkëlqeu në Grupin D, duke kaluar si lider i grupit me 7 pikë, pas dy fitoreve të thella ndaj Isbjorninn (11:1) dhe Utleiras (5:1), si dhe barazimit 1-1 me KSC Lubawa.

Pas kalimit të fazës preliminare, Prishtina 01 u kualifikua në Main Round dhe tashmë ka mësuar kundërshtarët për këtë fazë.

Kaunas Zalgirisit (Lituani), Kampuksen Dynamos (Finlandë) dhe Ael Limassol (Qipro) iu bashkuan skuadrës kryeqytetase.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme