FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni do të luajnë në finale të serisë së “play-off”-it në Superligën e Kosovës në futsall. Komisioni i Futsallit tashmë ka vendosur datat për tri ndeshjet eventuale të kësaj serie, e cila luhet në dy fitore.
Ndeshja e parë do të luhet më 2 qershor në kryeqytet. Më pas skuadrat finaliste do të luajnë në Drenas, më 6 qershor dhe në rast se asnjëra skuadër nuk i realizon dy fitore në ndeshjet e para, atëherë do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë në kryeqytet, më 11 qershor, e ku do të përcaktohet skuadra kampione.
Të tri këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt nga kanalet sportive të Artmotion. Në prag të serisë finale, Komisioni i Futsallit e ka organizuar një konferencë për media, ku kanë folur përfaqësuesit e të dyja klubeve. Fillimisht në emër të këtij komisioni ka folur Agim Avdyli, i cili e ka vlerësuar edicionin e sivjetmë si shumë të mirë dhe me shikueshmëri të lartë.
Presidenti i FC Prishtina, Bledion Bryma, ka thënë se për klubin e tij ky ka qenë viti më i suksesshëm që nga themelimi para katër vjetësh. “Këtë vit e kemi fituar Kupën e Kosovës për herë të dytë, derisa jemi finalist të ‘play-off’-it për herë të parë. Kjo ka qenë ëndërr e jona të jemi këtu. Si klub kemi pasur nivelin e duhur dhe gjatë këtyre katër viteve kemi punuar shumë, por ky është viti më i mirë. Do të mundohemi të japim maksimumin që ta shpallemi kampion për herë të parë në histori të klubit”, ka theksuar Bryma.
Ndërkaq, përfaqësuesi i FC Liqenit, Arianit Krasniqi, ka thënë se ndonëse klub i ri janë për të tretin vit radhazi në finalen e “play-off”-it. Kjo ka qenë meritë e punës brenda klubit që është bërë. Kemi vazhduar ngjashëm sikurse sezonin e kaluar me përforcime, ku e kemi parë të nevojshme në ato pika. Fati e deshi që në finale të jemi bashkë me FC Prishtina 01, një finale plotësisht e merituar dhe një finale ideale. Finalet e ‘play-off’-it kanë menaxhim ndryshe dhe besoj që ka me qenë një garë shumë e fortë. Jemi dy klube që kemi lojtarë të kombëtares në radhët tona dhe pa dyshim do të jetë një seri finale e fortë”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja e parë finale zhvillohet, të premten, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në orën 20:00./rtk
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030