Google ADS

Prindërit e Xhakajëve dhe Ajetëve investojnë tek Llapi

15:29 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Ish trajneri i skuadrës, tanimë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një merkato të çmendur për ekipin e tij.

Por, kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu.

Tahir Batatina konfirmoi për KosovaPress se Afrim Ajeti dhe Ragip Xhaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit.

Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për Llapjanët që ti arrijmë synimet tona.

Xhaka është babai i vëllezërve, Granit e Taulant Xhaka, kurse Ajeti, i vëllezërve, Arlind, Albion dhe Adonis Ajeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme