Kosova nesër luan ndeshjen e fundit në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë.
Para ndeshjes në konferencë për media, selektori Gliha tregoi se ai nuk ka presion nga askush dhe se po ndjehet mirë se po drejton kombëtaren.
“Nuk kam presion dhe ndjehem mirë duke e drejtuar mirë ekipin, kemi luajtur pa disa lojtarë kyç ndaj Zvicrës, kemi luajtur për fitore”, ka thënë Gliha.
Tutje ai ka theksuar se Kosova nuk është një ekip i vogël dhe shpreson mos të përsëriten gabimet e njëjta sikur me Zvicrën ndaj Bjellorusisë.
“Dua të them se Kosova nuk është një ekip i vogël, kam provuar që të gjejë zgjidhje për çfarëdo problemi që kishim, sot me futbollistët e kemi shikuar ndeshjen me Zvicrën, kemi provuar që të gjejmë gabimet, që këto gabime mos ti përsërisim nesër”, shtoi ai.
Gliha gjithashtu foli edhe rreth kundërshtarit, ku e cilësoi Bjellorusinë si një kundërshtarë të vështirë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë nesër ndaj Bjellorusisë. Gjërat janë të qarta, luan kush është i miri, këtë e kemi dëshmuar. Secila ndeshje e ekipit kombëtar është e rëndësishme, nuk ka kalkulime me ekipin kombëtar, do të luajnë ata që e meritojnë dhe që janë më të mirën në formën e duhur”, potencoi Primoz Gliha.
Kujtojmë që Kosova dhe Bjellorusia janë pa gjasa për kualifikim në evropianin e Gjermanisë, pas nëntë ndeshjeve Kosova ka 11 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt teksa një vend më poshtë është Bjellorusia me nëntë pikë./Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...