Prezantuesja e bukur nga Kosova pozon me Modricin dhe provokon në rrjetet sociale (FOTO)

23:17 | 3 Shtator 2017
Arbresh.info

Një nga prezantueset më seksi shqiptare, Qëndresa Krelani, natyrisht se ka qenë pjesë e ekipit të gazetarëve që kanë përcjellë ndeshjen Kroaci – Kosovë.

Dhe, ajo nuk e ka lënë pa e shfrytëzuar mundësinë për të takuar lojtarë të njohur.

Si një adhuruese e Barcelonës, ajo nuk ka hezituar që të takojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, me të cilin edhe ka realizuar një foto.

Prezantuesja seksi u shfaq pranë lojtarit kroat teksa ai i bëri me sy kamerës në momentin e fotografimit. E kjo, pa dyshim se nxiti zeshkanen nga Gjakova që të përshkruajë në mënyrë interesante këtë moment, shkruan Telegrafi.

“Kqyr qysh ja bon me sy Barcelonës, e me sy i bohet vetëm simpatisë. Qeqa me një fans nga Real Madridi”, ka shkruar prezantuesja atraktive në foton e publikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme