Google ADS

Prezantohet te Real Madridi, Jude Bellingham: Nuk mundesh ta refuzosh klubin më të mirë në botë

13:57 | 15 Qershor 2023
K.B

Jude Bellingham është prezantuar si numri i ri 5 i Real Madridit në konferencën e sotme për media.

Ylli anglez tha se ska të bëjë aspak me paratë.

“Kjo nuk ishte kurrë për para, thjesht vendosa të bashkohem me klubin më të madh në botë, Real Madridin”.

Ai tha se miqtë e tij dëshironin që ai t’i kthehet kombëtares angleze, por nuk mundesh ta refuzosh Real Madridin

“Të gjithë miqtë e mi të kombëtares së Anglisë donin që unë të kthehesha në Premier League, ishte opsioni më i lehtë për mua në zonën e rehatisë – por thjesht nuk mund të refuzosh Real Madridin e madh”, shprehet 5-shi i ri i Real Madridit.

Bellingham tregoi edhe për emocionet kur 13 herë fituesit e Ligës së Kampionëve shprehën interesim për të.

“U shita kur Real Madridi erdhi në shtëpinë time për të na takuar. Ishte e madhe sepse ata ishin të shkëlqyer me familjen time, ata nuk u përpoqën t’i manipulonin ata”. “Paratë nuk kanë qenë kurrë një faktor. Babai im më tregoi për interesimin e Real Madridit vitin e kaluar, 12/15 muaj më parë… dhe më besoni, unë u rraskapita dhe zemra ime u ndal pak”, tregon ai.

Ai tha se vendosi që t’i bashkohej Realit në finalen e madhe Liverpoolin vitin e kaluar.

“Isha në finale kur Madridi mundi Liverpoolin, ky ishte një faktor i madh në vendimin tim për t’iu bashkuar Realit”, tha ai.

Tutje ai u pyet edhe për mundësinë e kalimit të Mbappes në Real Madrid

“Mbappé? Kam parë disa lajme në Twitter dhe kaq. Do të doja të luaja me të? Kush nuk do”, përfundoi ai.

Edhe presindenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mirëpritur Bellingham në klubin e tij.

Ai tha se sot na u bashkua njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Një nga lojtarët më të mirë në botë na bashkohet sot. Jude është këtu sepse ai e donte atë. Ai mund të shkonte në ndonjë klub tjetër, pasi shumë e donin… por ai zgjodhi të ishte në Real Madrid. Kështu që ju mirëpresim dhe faleminderit për ambicien tuaj”, u shpreh Perez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme