Google ADS

Prezantohet Santos, debuton ndaj Shqipërisë

15:47 | 24 Janar 2023
A. B.

Në muajin mars, Shqipëria nis kualifikimin për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit E së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe teksa tashmë edhe me trajnerin brazilian Sylvinho shpresohet kualifikimi për në finalet e Europianit për të përsëritur suksesin e vitit 2016.

Sfida e parë për Shqipërinë është ajo e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, me këta të fundit që së fundmi kanë prezantuar edhe trajnerin e ri. Përzgjedhja e Federatës Polake është Fernando Santos që pas Kupës së Botës mbylli aventurën me Portugalinë.

68-vjeçari shndërrohet në trajnerin e tretë të huaj në histori që merr përsipër drejtimin e Polonisë pas Leo Beenhakker dhe Paulo Sousa. Kujtojmë se Santos ka precedentë edhe në përballjet me Shqipërinë duke qenë se në kualifikueset për Euro 2016 me Portugalinë sfidoi kuqezinjtë në Elbasan Arena teksa më datë shtatë shtator të vitit 2015 triumfuan me rezultatin 0-1 me golin që u shënua nga Miguel Veloso.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme