Google ADS

Presidentit të Milanit i vidhen 10 mijë euro

17:46 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Presidentit të Milanit, Paolo Scaronit, thuhet se i është vjedhur sot (e premte) një çantë ku mbante 10 mijë euro.

Bazuar në një raport nga ‘Corriera della Sera’, Scaroni ishte në mes të një takimi kur hajni hapi derën prapa të veturës ku ai ishte brenda dhe mori çantën duke u larguar më pas me vrap, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se shoferi i veturës tentoi ta ndjek kriminelin, por një grua, “ndoshta bashkëfajtore”, i bllokoi ata dhe më pas u largua vetë.

Hajni me gruan besohet se kanë hipur në një autobus në zonën Largo Augusto, jo shumë larg nga katedralja Duomo, para se çanta të ishte gjetur më vonë me vetëm dokumentet që i përkisnin Scaronit dhe jo parat brenda.

Problemet vazhdojnë të rriten për Milanin, i cili ende nuk është qetësuar nga eliminimi në Evropa Ligë dhe dënimi nga UEFA për thyrjen e rregullave FFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme