Google ADS

Presidentit i Federatës së Francës e quan “fenomen” sulmuesin Kylian Mbappe

18:30 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet ka lavdëruar sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, duke e luajtur atë një “fenomen”

Le Graet ka lavdëruar Mbappen se si 18-vjeçari ka arritur të adaptohet me skuadrën kombëtare të Francës qysh pas ftesës së parë në skuadrën kryesore për ndeshjet e muajit mars kundër Spanjës dhe Luksemburgut, transmeton portali arbresh.info.

“Në fushë, ai është fenomenal”, tha Le Graet për ‘E’Equipe‘. “Ai është natyral. Ai nuk luan si një lojtar i ri. Ju do të mendonit sikur është këtu që 15 vite”

Mbappe synon të hap llogarinë e tij në Francë kur skuadra e Dider Deschamps të përballet me Paraguain, Suedinë dhe Anglinë gjatë dy javëve të ardhshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme