Google ADS

Presidenti Vokrri pret drejtuesit e KF “Minatori”

14:39 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dje ka pritur drejtuesit e shkollës së futbollit “Roni 19” dhe të KF”Minatori” nga Magura.

Ai u takua me kryetarin e KF ‘Minatori’ Z. Trashigim Zeneli, drejtorin Arben Thaqi, përfaqësuesin Abedin Hazrollaj dhe trajnerin e ish-futbollistin e mirënjohur Faruk Statovci, shkruan arbresh.info.

Presidenti Vokrri i përgëzoi ata për trevjetorin e themelimit dhe për punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në zhvillimin e futbollit por edhe për rritjen e grup-moshave të reja.

FFK-ja do të mbështesë  të gjitha klubet sipas rangjeve dhe mundësive.

‘Kur kemi klube të organizuara mirë, të qëndrueshme ekonomikisht edhe federata është mirë’, u shprehën ata.

Në anën tjetër, delegacioni nga Magura duke falënderuar Presidentin për kohën që ka ndarë dhe për mikpritjen, e njohën atë me punën, zhvillimin dhe vështirësitë që kanë duke premtuar se do të jenë gjithmonë klub që do të kultivojë futboll atraktiv dhe frymë sportive.

Përndryshe, drejtuesit e shkollës së futbollit dhe klubit i dhanë mirënjohje Vokrrit në shenjë falënderimi dhe bashkëpunimi si dhe për zhvillimin e futbollit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme