Presidenti Thaçi: Veprimi i Serbisë ndaj karateistëve kosovarë i papranueshëm

10:29 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë për në Novi Sad nga autoritetet e Beogradit është i papranueshëm, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mëngjesin e hershem të së mërkurës, karateistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar presidenti Thaçi në një status në rrjetin social Facebook.

Presidenti kosovar i ka abuzuar autoritetet serbe se po përpiqen ta politizojë edhe sportin.

“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, shkroi ai. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme