Google ADS

Presidenti i Veronës: Napoli e donte Kumbulla-n, Rrahmani do shkëlqejë nën urdhrat e Gattuso-s

19:27 | 10 Gusht 2020
Arbresh Info

Presidenti i Hellas Verona-s, Maurizio Setti ka zbuluar se Napoli e ka kërkuar qendërmbrojtësin Marash Kumbulla.

Setti ka bërë biznes me Napoli-n gjatë janarit duke e shitur mbrojtësin Amir Rrahmani për 14 milionë euro, i cili kaloi këtë sezon huazim te Verona, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se kosovari është shumë inteligjent dhe do bëhet edhe më i mirë nën urdhrat e Gennaro Gattuso-s.

“Napoli ka transferuar lojtar profesionist, i cili dëshiron ta shfaq tërë potencialin dhe jam i sigurt se do e këtë mundësi”.

“Rrahmani është i shpejtë, mbrojtës i kompletuar dhe nuk mendoj se do këtë ndonjë problem për të qenë në formacionin e parë. Është shumë inteligjent dhe mund të jetë edhe më i fortë me Gennaro Gattuso-s”, deklaroi ai.

Tutje, Setti ka zbuluar pse dështoi transferimi i Kumbulla-s në “San Paolo”.

“Në janar kishte interesim të fortë nga Napoli, por nuk ishte mjaftueshëm për marrëveshje dhe lojtari preferoi të këtë kohë për të reflektuar. Kjo është arsyeja e vetme pse dështoi transferimi te Napoli”.

“Tani janë disa klube të interesuara për të. Është i talentuar me karrierë të ndonjë klub i madh”, përfundoi ai.

Lazio shihet si favorit për Kumbulla-n, kurse interesim ka shprehur edhe Inter-i./arbresh.info.

Të ngjashme