Presidenti i Hellas Veronës, Maurizio Setti ka zbuluar se top klubet e duan mbrojtësin Marash Kumbulla.
20-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e kaluar, ndërsa ka vëmendjen e top klubeve italiane, duke përfshirë Inter-in dhe Napoli-n, transmeton portali arbresh.info.
Setti ka zbuluar se shumë skuadra janë të interesuar, ndërsa ka refuzuar shumicën e tyre kur shqiptari ishte në akademi.
“Kemi shumë oferta, nga top klubet. Gjithmonë kemi pasur besim të Kumbulla, kemi refuzuar oferta të mëdha kur ai ishte në akademi”.
“Djaloshi mund të luajë në top 10 klubet më të mira në botë”, deklaroi ai.
Kumbulla edicionin e kaluar bëri 28 paraqitje për klubin italian, ndërsa debutimin të Kombëtarja e Shqipërisë e realizoi në tetorin e vitit 2019./arbresh.info.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë