Presidenti i UFC-së, Dana White ka zbuluar se ish kampioni i UFC-së për pesha të lehta, Conor McGregor, ka kërkuar për një rimeç të menjëhershëm me rivalin e tij rus Khabib Nurmagomedov.
Nurmagomedov mposhtin McGregorin në raundin e katërt të meçit të zhvilluar në Las Vegas në fillim të muajit tetor, përballje që u vlerësua si më e madhja në histori të UFC-së, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, meçi kishte marrë një kahje tjetër për shkak se luftëtari rus kishte dalur nga kafazi për të sulmuar anëtarët e këndit të irlandezit.
Procedurat disiplinore janë ende duke u kryer dhe dëgjimi i parë do të kryhet nga Komisioni Shtetëror i Atletikes së Nevadës në dhjetor për të vendosur nëse ndonjë suspendim apo gjobë do të shqiptohet ndaj njërit prej tyre.
Pasi të kalohet kjo pengesë, White thotë se UFC do të reagojë për të vendosur se çfarë ka më pas për të dy luftëtarët. White ka zbuluar se ka pasur një bisedë që ka zgjatur një orë me McGregorin javën e kaluar gjatë të cilës irlandezi bëri të qartë dëshirën e tij për të pasur një tjetër meç kundër Nurmagomedovit.
White thotë se McGregor është i hapur për tu përballur me këdo në UFC që del para tij.
“Conor dhe unë kemi folur për një orë në telefon javën e kaluar dhe në formë tipike Conor tha: ‘Unë do doja një rimeç të menjëhershëm’”, ka shpjeguar White në një konferencë për shtyp para serisë UFC 230.
“Unë dua të luftoj me të sërish, por unë dua luftoj me këdo që duhet për tu rikthyer më pas tek ai nëse kështu është rasti”
Fitorja nga Nurmagomedov vazhdoi rekordin e tij si i pamposhtur në 27 meçe, ndërsa McGreggor regjistroi disfatën e tij të katërt ndërkohë që ka edhe 21 fitore./arbresh.info/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...