Presidenti i UEFA-së ka bërë sot (e enjte) një vizitë zyrtare në Kosovë.
Aleksander Çeferin ka zbuluar se qëllimi i vizitës në Kosovë ishte për të shikuar se si funksionin Federata e Futbollit dhe problemet që vendi jonë ka me infrastrukturën.
“Ne erdhëm sepse Fadili dhe ekipi i tij na ftuan neve. Ne donim të shohim se si punon Federata e Futbollit si qëndron çështja e infrastrukturës”, tha Çeferin në konferencën e organizuar për media, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Presidenti i UEFA-së i premton Kosovës një infrastrukturë më të mirë
Ish kryetari i Federatës së Futbollit të Sllovenisë njoftoi gjithashtu se për shkak të obligimeve dhe kohës së shkurtër nuk ka pasur kohë të kryej vizitat e planifikuara duke shtuar se do të dërgojë ekipe për kontrolluar infrastrukturën”
“Për të qenë sa më i sinqertë vizita jonë ishte shumë e shkurtër dhe ne nuk kemi pasur mundësi t’i shohim të gjitha por do të dërgojmë një ekip këtu për të kontrolluar të gjitha gjërat kryesore të infrastrukturës për të parë se ku mund t’iu ndihmojmë”./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...