Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka mirëpritur lajmet për suspendimin e Superligës Evropiane.
Dje, gjashtë klubet angleze se bashku me Interin u larguan nga Superliga Evropiane, duke bërë që kompeticioni i ri të suspendohet përkohësisht.
Ceferin është ndarë i lumtur me këtë lajm dhe përmes një komunikate zyrtare ka theksuar se duhet të vazhdojmë tutje.
“E thashë dje që është gabim i madh dhe këto klube kanë bërë gabim të madh”.
“Por, tani janë rikthyer dhe e di që kanë shumë për të ofruar në garat tona dhe në garat evropiane”.
“Gjëja më e rëndësishme është të lëvizim, rindërtojmë bashkimin që shijuam para kësaj dhe të vazhdojmë se bashku”, ishte shkruar në komunikatë.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...