Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura është opsion më i mirë se të mos zhvillohen ndeshjet fare.
Javën e kaluar kampionati belg u ndërpre shkaku i koronavirusit dhe ka frikë se kjo gjë mund t’iu ndodh të gjitha ligave evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ceferin ka pranuar idenë që ndeshjet të rifillojnë të zhvillohen pa tifozë.
“Fakti është se ne nuk dimë shumë. Jemi duke pritur për zhvillimet e kësaj situate të tmerrshme në botë, sidomos në Evropë”.
“Football nuk është i njëjtë pa tifozë. Është më mirë të luhet me tifozë se pa tifozë. Një gjë është e sigurt, futbolli nuk është i njëjtë pa spektatorë”.
“Por është më mirë të zhvillohen me dyer të mbyllur dhe në TV, gjë që iu duhet njerëzve për të sjell energji pozitive në shtëpi se të mos luhet fare”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse do zbulohet data se kur do të rifillojë futbolli në Evropë./arbresh.info.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...