Presidenti i UEFA-s: “Duhet të presim, kemi plan A, B dhe C për rinisjen e ligave”

14:43 | 28 Mars 2020
A. B.

Ceferin nuk e përjashton se sezoni mund të ketë mbaruar, megjithatë do t’i shkojnë deri në fund, do t’i shpenzojnë të gjitha opsionet

Maji është opsioni A për rinisjen e Ligave, por numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se gjithçka do të varet nga pandemia e koronavirusit.

“Është moment dramatik, por më rëndësi është shëndeti i njerëzve dhe që të dalim nga kriza”, tha ai.

“Nuk e dimë kur do të mbarojë kjo pandemi, por kemi plan A, B madje edhe C. Jemi në kontakte me ligat, me klubet, po punojmë. Duhet të presim tani për tani”.

“Mund të startojmë në maj, në qershor apo në fund qershorit. Por nëse nuk ia dalim, sezoni mesiguri është i humbur”.

“Synojmë që të përfundojmë këtë sezon dhe të startojmë më pas tjetrin, por që mund të ketë shtyrje. Me apo pa tifozë, tani për tani nuk e dimë kur do të startojmë”. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme