Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për të ardhmen e futbollit evropian, duke pretenduar se Superliga Evropiane nuk do të ndodhë kurrë, pavarësisht se çfarë thotë kompania organizatore A22.
Ceferin ka zbuluar se mungesa e konsensusit për Superligën do të thotë se ajo është e destinuar për dështim.
Duke folur për SkyBet në një intervistë të mbajtur nga Mundo Deportivo, Ceferin pohoi se protestat në Angli do të ishin parë në të gjithë Evropën.
“Pa klubet angleze, Liga e Kampionëve nuk është e njëjtë. Kjo është arsyeja pse Superliga nuk do të ekzistojë. Klubet gjermane janë në të njëjtin pozicion, ata nuk u bashkuan drejtpërdrejt dhe nuk ishte e nevojshme që njerëzit të dilnin në rrugë”, ka thënë fillimisht Ceferin, shkruan telegrafi.
“Nëse Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të ishin bashkuar, do të kishim parë njerëz në rrugë, ashtu si në Angli. Franca ishte kundër saj dhe në Spanjë ka vetëm dy klube nga tetëmbëdhjetë që duan”.
Ai pranoi se disa klube ishin më të etur për idenë se të tjerët në Angli. Me sa duket, Chelsea dhe Manchester City ishin më pak të bindur nga projekti.
“Ata të dy ishin në mëdyshje që në fillim. Njëri prej tyre më telefonoi për të bashkuar forcat. Nuk u pëlqeu ideja, por nuk donin të ishin të vetmit që mbetën jashtë. Të dy thanë se donin të vazhdonin të ishin miqtë tanë nga brenda Superligës”, përfundoi i pari i UEFA-s.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...