Google ADS

Presidenti i Tottenham lejon transferimin e Eriksen në United

17:00 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy insiston që nuk janë të frikësuar për të shitur mesfushorin Christian Eriksen të rivalët, Manchester United.

“Djajtë e Kuq” që një kohë të gjatë janë të lidhur me danezin, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe është i përgatitur për t’u larguar në janar, transmeton portali arbresh.info.

Eriksen ka refuzuar disa kontrata nga Spurs me dëshirën për një sfidë të re dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër pastaj të transferohet në fund të sezonit.

Levy ka thënë se lejon shitjen e mesfushorit të ndonjë klub tjetër në Premierë Ligë.

“Sinqerisht nuk jemi të shqetësuar për transferimin e ndonjë lojtari te rivalët tanë”

Në garë për danezin është Juventus, Real Madrid dhe Bayern Munich./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme