Presidenti i SC Gjilanit dhuron 50 mijë euro për “Fondin e Sigurisë”

22:07 | 1 Mars 2022
KRG

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme