Google ADS

Presidenti i Sampdoria: Po tallemi me veten, më mirë të mendojmë për sezonin tjetër

21:50 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, ka këshilluar skuadrat e Serie A që të harrojnë rifillimin e këtij sezoni.

Planet tashmë janë shpalosur sa i përket rifilimit të Serie A, por ka edhe zëra që kundërshtojnë këto ide.

Presidenti i Brescia dhe ai i Sampdoria janë nga më të zëshmit. Madje, ky i fundit thotë se duhet fokusuar për një kampanjë të mirë 2020/21, dhe të harrohet sezoni aktual.

“Ne do të tallemi me veten derisa dikush të thotë se një vaksinë është zbuluar, dhe vetëm atëherë do të jemi të qetë”, ka thënë Ferrero, transmeton lajmi.net.

“Në vend se të rifillojmë përsëri, do të ishte më mirë të përgatiteshim për sezonin 2020/21”, ka shtuar presidenti i Sampdoria.

Sezoni i Serie A pritet të rifillojë më 27 maj dhe të përfundojë më 3 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme