Google ADS

Presidenti i PSG-së vulos gjithçka, zbulon të ardhmen e Neymar-it dhe Mbappe-s

18:47 | 13 Gusht 2020
Arbresh Info

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi insiston se Neymar dhe Kylian Mbappe nuk do shiten.

Dy lojtarët shkëlqyen në fitoren ndaj Atalanta-s, sidomos Neymar i cili ishte i pakapshëm nga kundërshtarët, transmeton portali arbresh.info.

Dy lojtarët janë të lidhur me largimin, mirëpo presidenti ka bërë me dije se dy lojtarët do marrin ofertën për të rinovuar kontratën.

“Neymar dhe Kylian janë ndër lojtarët më të mirë në botë. E gjetëm Neymar, ai ka bërë ndryshim në skuadër. U ndjeva diçka i veçantë”.

“Ne duam që ata të rinovojnë kontratën. Ne asnjëherë nuk do t’i shesim, ata do qëndrojnë, jam i sigurt”, deklaroi ai.

PSG me 18 gusht do përballet me fituesin e takimit RB Leipzig – Atletico Madrid në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme