Presidenti i Paris Saint-Germain, Nassr Al-Khelaifi, ka folur edhe për sh-yllin e skuadrës së tyre Lionel Messi.
I pari i skuadrës franceze ka folur se pse nuk është lejuar që argjentinasi ta sjellë trofeun e Kupës së Botës në Parc des Princës, shkruan Arbresh.info.
Në një prononcim për mediat franceze, presidenti i PSG-së, ka theksuar se meqenëse Argjentina e fitojë Kupën e Botës duke e mposhtur Francës në Katar, nuk do të ishte mirë parakalimi i tij me trofe tek tifozët francez.
“Për mua, siç thashë, nëse dikush flet për faktin se ne nuk e festuam mjaftueshëm pasi ai fitoi Kupën e Botës, ne jemi në Francë dhe ai mundi Kylian Mbappen. Ne jemi një klub francez. Unë nuk e bëj këtë”.
“Edhe dëshironi që i gjithë stadiumi të jetë kundër tij. Unë mendoj se duhet ta respektojmë atë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi
Që nga koha kur Messi vendoset të largohet nga skuadra franceze, ai ishte shumë i zëshëm duke përmendur në media shume herë edhe probleme e brendshme të PSG-së.
Siç duket, kjo gjë, i ka penguar shumë sheikut të Parisit, i cili e ka akuzuar argjentinasit për mungesë respekti.
“Ne flasim kur jemi këtu, jo kur nuk jemi atje. Unë kam shumë respekt për të, por nëse dikush dëshiron të flasë keq për PSG-në pasi është larguar nga klubi, kjo nuk është mirë. Kjo nuk është respekt”.
“Ai nuk është njeri i keq, por nuk më pëlqen. Komenti im nuk vlen vetëm për të, por për të gjithë, “ përfundoi presidenti i PSG-së.
Kohën e Messit në Paris Saint-Germain, shumë media e kanë cilësuar si epoka më e errët në karrierën e tij, pasiqë nuk ishte përshtatur me ambientet e qytetit të Paris si dhe me sistemin dhe strategjinë që skuadra franceze e posedon.
Lionel Messi ishte transferuar nga Paris Saint-Germain drejt Inter Miami si transfer i lirë në vitin 2023.
Ndërsa kartoni i tij në treg tani vlen 35 milionë euro./ Arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...