Google ADS

Pas ndeshjes ndaj Angers presidenti i PSG-së ‘shpërblen’ dy futbollistët e tij

08:21 | 16 Tetor 2021
Arbresh.info

PSG arriti të triumfojë ndaj Angers me rezultat 2-1, në duelin e xhiros së 10-të në Ligue 1.

Golat për parisienët u shënuan nga Danilo (69′) dhe Mbappe (87′), transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, dy fubollistë të PSG-së kanë marrë nga një çmim nga presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaïfi.

Bëhet fjalë për dyshen franceze, Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe të cilët presidenti i parisienëve i shpërbleu ata pas triumfit të tyre me kombëtaren e Francës në Ligën e Kombeve.

Franca arriti të shpallej kampion i Ligës së Kombeve duke e mposhtur në finale skuadrën e Spanjës me rezultat 2-1, në të cilën sulmuesi i PSG-së, Mbappe shënoi dhe asistoi në të dy golat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme