Ndërkohë që UEFA vijon ende betejën për me tre klubet që këmbëngulin ende për krijimin e Superligës, një tjetër ide është hedhur për një kompeticion të ri, që gjithashtu synon pavarësinë nga qeveria europiane e futbollit.
Këtë herë ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që në prag të transfertës ndaj Leicesterit, ka zbuluar për mediat angleze një projekt që do të sjellë rreth 10 miliardë euro në vit për klubet dhe që synon kualifikimin mbi bazën e meritës.
“Aktualisht kam në dorë një projekt që synon të sjellë 10 miliardë euro në vit dhe që kualifikueset do t’i ketë mbi bazën e meritës, por që të aplikohet, synohet pavarësi e plotë nga UEFA. E vërteta është që duhet të ndryshojmë, pasi për të garuar në Europë duhen shpenzime të mëdha dhe përfitimet nga pjesëmarrja në Champions apo Europa League, janë të papërfillshme. Kjo tregon se sistemi aktual ka dështuar”, deklaroi De Laurentiis.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor