Google ADS

Presidenti i Lyon nuk e beson ndërprerjen e Ligue 1: Duhet jemi idiotë

08:49 | 25 Maj 2020
Arbresh Info

Presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas nuk është i pajtimit me vendimin e marrë që Ligue 1 të ndërpritet.

Ligue 1 u ndërpre muajin e kaluar shkaku i koronavirusit, ndërsa Lyon e apelojë vendimin, por përsëri përgjigja ishte negative, transmeton portali arbresh.info.

Aulas është ndarë i pakënaqur nga ky vendim dhe beson se është në interesa personale të disa personave.

“Në realitet, çfarë thamë në mbledhjen e UEFA-s, ishte ‘durim’. Kur shoh që futbolli francez, të cilën e prezantonim mori vendimin për mbylljen, mendon se duhet të jemi idiotë, me falni për shprehjen”.

“Kjo është makth dhe do t’i shërbejë vetëm atyre që kanë interesa personale. Protokolli i shëndetit duhej të vazhdonte normalisht dhe UEFA ka punuar me protokollin e tyre, të cilin nuk janë duke e shikuar Francën. Është skandal absolut”, deklaroi ai.

Lyon e përfundoi sezonin në pozitën e shtatë me 40 pikë, ndërsa pritet që gjatë verës t’i humbë shumicën e yjeve të skuadrës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme