Të martën me 17 gusht 2021, do zhvillohet Superkupa e Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit.
Prishtina si kampion i Superligës do përballet me fituesin e Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Presidenti i Llapit, Beqir Batatina para kësaj ndeshje ka ka kërkuar për përkrahje nga të gjithë tifozët në mënyrë që të marrin trofeun e dytë më radhë në Podujevë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të dashur llapjanë,
Të martën më 17 gusht do të zhvillojmë ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës, fituesi i Kupës, KF Llapi do përballet me kampionin aktual, FC Prishtina.
Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje.
Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë.
Së bashku ia dalim!
Për Llapin tonë”, shkroi ai.
Takimi mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, derisa do përdoret VAR-i për herë të parë në Kosovë./Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...