Vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin e Drejtorit Sportiv të vitit në Itali, duke u bërë një nga figurat simbol të futbollit në vendin fqinj.
Ka ngritur nga e para një klub që dukej në limitet e falimentimit dhe tashmë është koha për të korrur frytet e punës së tij të gjatë dhe të suksesshme.
Igli Tare po shijon momentin, por pa hequr vëmendjen nga e ardhmja. Kontrata e drejtuesit shqiptar me Lazion skadon në vitin 2018, por presidenti Claudio Lotito nuk dëshiron të dëgjojë për një lamtumirë të mundshme të tij.
Në axhendën e presidentit, përveç rinovimit të mbrojtësit De Vrij, është edhe kontrata e Tares. Sipas mediave romane, Tare mbetet shumë i lidhur me ngjyrat e këtij klubi, që po e drejton prej 10 vjetësh, dhe bisedimet nuk pritet të hasin pengesa të mëdha.
Tare ka arritur të rindërtojë një skuadër konkurruese, duke kaluar përmes vështirësive të panumërta, që kuluan me kontestimin e gjatë të tifozëve vetëm dy vjet më parë.
Ai ka arritur të bindë edhe pjesën më fanatike të mbështetësve “bardhekaltër”, që është gjithashtu një nga fraksionet më problematike të Italisë.
Madje tifozët e Lazios nuk arrijnë ta shikojnë klubin pa praninë e shqiptarit edhe në të ardhmen. Tare, si drejtor sportive, ka fituar 4 trofe dhe, pas rinovimit të vitit 2015, Lotito është gati ta blindojë sërish, për t’i dhënë mundësinë të hedhë një tjetër hap të madh, edhe pse ofertat në drejtim të tij nga shoqëri më të mëdha nuk kanë munguar asnjëherë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...