Kalimi i Antoine Griezmannit në Barcelonë mund të bllokohet për shkak të zënkës mes klubit të tij të vjetër, Atletico Madridit, dhe klubit të tij të ri rreth pagesës, ka thënë presidenti i La Ligës, Javier Tebas.
Atletico Madridi u ankua menjëherë pasi Barcelona njoftoi publikisht se e bleu sulmuesin francez, duke e aktivizuar klauzolën e lirimit të tij në vlerë 120 milionë euro më 12 korrik, transmeton Gazeta Express.
Klauzola u zbrit nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik, por Atletico pohon se Griezmann dhe Barça kishin arritur marrëveshje para kësaj date dhe se klubi katalonas duhet ta paguajë shumën e plotë.
“Ka mundësi të bllokohet transferimi i lojtarit”, tha Tebas për Onda Cero.
“La Liga duhet të vendosë se çfarë veprimi do të ndërmerret”, shtoi ai.
Griezmann tashmë është paraqitur për klubin e tij të ri, në një ndeshje miqësore të humbur 2:1 ndaj Chelseat në Japoni.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...