Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, shpreson në futjen e VAR-it nga sezoni i ardhshëm, që do të ndihmojë në shmangien e golave si ai i Lionel Messit ndaj Valencias.
Ndeshja ndërmjet Valencias dhe Barcelonës është komentuar jashtëzakonisht shumë, jo për shkak të lojës por për shkak golit të anuluar të Lionel Messit.
Presidenti Tebas beson dhe shpreson se VAR do të përdorten sezonin e ardhshëm në mënyrë që këso raste të mos përsëriten.
“Goli u pa nga e gjithë Spanja dhe bota, – tha ai. – Nëse them se nuk ishte gol, do të më thoni se isha i verbër. Ishte një gol dhe asgjë tjetër.
Ne shpresojmë që sezonin e ardhshëm, me VAR-in, mund t’i zgjidhim këto çështje. Pra, ne do të punojmë që sezonin e ardhshëm të kemi VAR”. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...