Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka këmbëngulur që skuadrat që refuzojnë të luajnë pjesën tjetër të sezonit do të ndëshkohen.
Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë e lojtarëve pasi të fillojë sezoni.
“Nëse një klub refuzon të luajë kur autoritetet kanë thënë që është në rregull, ata do të humbasin ndeshjet e tyre “.
“Faza e parë ishte zgjatja e kalendarit (në konsultim me qeverinë), në mënyrë që të mund të kthehemi të stërvitemi dhe të luajmë. Ne duhej ta planifikonim këtë me UEFA dhe pjesën tjetër të ligave evropiane”.
“Në Gjermani, ata tashmë kanë stërvitur tash e disa ditë dhe parashikohet të rifillojnë në maj”.
“Ne kemi llogaritur që humbjet do të ishin një miliard euro nëse nuk do ta përfundonim sezonin. Nëse do të luanim pas dyerve të mbyllura, do të ishin 300 milion euro”, ka thënë Tebas i cili tani pret që të vendoset orari ku do të luhet deri më 2 gusht.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...