Presidenti i La Liga: Sezoni do zhvillohet deri në fund

09:53 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka konfirmuar se sezoni do vazhdojë të zhvillohet deri në fund.

Në kohën e fundit ka pasur spekulime se sezoni do përfundojë me renditjen tabelore siç është dhe lideri momental Barcelona do e fitojë trofeun e La Ligas, transmeton portali arbresh.info.

Por, këto thashetheme i ka hedhur poshtë Tebas i cili ka thënë se sezoni do të vazhdojë deri në fund.

“Ky sezon do të përfundojë dhe La Liga është duke punuar me ligat e tjera”.

“Jam në kontakt me Italinë dhe Gjermaninë. Plani është të shohim çfarë do ndodh të martën me Euro 2020 dhe pastaj të vendosim”, theksoi Tebas për Marca.

Pritet të shihet nesër vendimin e UEFA-s mbi Euro 2020,  ndërsa pastaj do merret vendimi edhe për ligat e tjera evropiane./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme