Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas nuk e ka cilësuar si betejë, kërkimin e largimit nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi kërkonte largimin si agjent i lirë, derisa La Liga dhe Barcelona nuk pranuan ngase në fuqi ishte klauzola e lirimit me vlerë 700 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Tebas tha se kjo nuk është betejë, shkaku që La Liga vlen më shumë se çdo lojtar dhe klub.
“Nuk ishte betejë me Messi-n. Do bëja të njëjtën gjë edhe nëse do ishte Pepito Perez ose ndonjë lojtar tjetër i ligës”.
“Si ligë duhet të mbrojmë rregullat dhe të promovojmë drejtësi, ata duhet të respektojnë kontrata. Gjithmonë, pavarësisht nëse je Messi ose Pepito Perez”.
Ende nuk dihet nëse Messi do largohet gjatë verës së ardhshme, duke marrë parasysh që kontrata i skadon në qershor të vitit 2021./arbresh.info.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...