Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka thënë se futbolli në Spanjë do rifillojë në datën 12 qershor.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit në muajin mars, njësoi si më të gjitha ligat evropiane edhe La Liga u suspendua, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Tebas ka thënë se sezoni do përfundohet deri në fund, kurse do rifillojnë me 12 qershor.
“Do të këtë futboll çdo ditë, nga rifillimi deri në fund të sezonit. Nëse e bëjmë këtë rregullisht, mendoj se nuk do kemi probleme”.
“Askush nuk e di kur do fillojmë. Varet nga rregullat që duhet ndjekur. Virusi është ende aty. Nëse ka mundësi për të filluar me 12 qershor, duhet të bëjë punë”.
“Nuk do kemi tifozë në stadium, por jemi duke bërë planifikuar ide që tifozët mund t’i shijojnë në shtëpi. Autoriteti ka dhënë lejen që të rikthehet futbolli”, theksoi ai.
Në La Liga kanë mbetur edhe 11 ndeshje të pazhvilluara, derisa lider është Barcelona me dy pikë më shumë se rivali Real Madrid./arbresh.info.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...