Google ADS

Presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tani

09:01 | 25 Mars 2023
A. B.

Presidenti i La Ligës beson se Barcelona nuk mund të përballojë të rikthejë Lionel Messin.

“Çfarë do të doja të thoja për të dyja, si për Barcelonën ashtu edhe për PSG-në.

Në Barcelonë në situatën aktuale ekonomike, Messi nuk mund të kthehet, nëse nuk ul ndjeshëm pagën e tij, gjë që do të ishte e çuditshme. Por ai nuk mund të jetë as te PSG, transmeton abcnews..

Dy skuadrat kanë një listë pagese shumë të ngjashme, me ndryshimin e vetëm që PSG ka më pak të ardhura se Barcelona. PSG është një makinë që fiton para nga nafta dhe mashtron sponsorët.

A mund ta ndihmojë La Liga Barçën?

“E vetmja që mund të bëjë diçka është Barça. Do të doja që ai të kthehej dhe të përfundonte karrierën e tij te Barcelona, ​​por kjo nuk varet nga ne. Nuk do të ndryshojmë rregullat që të vijë Messi”, tha Javier Tebas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme